Për bizneset B2B të pastrimit — me fokus te pastrimi i tepihëve, i personalizuar për çdo biznes.

Platformë all-in-one për biznese të pastrimit

I përshtatet çdo biznesi B2B të pastrimit dhe personalizohet lehtësisht sipas proceseve tuaja, me fokus të veçantë në pastrimin e tepihëve. Zëvendëson fletoret, Excel-in dhe komunikimin e shpërndarë në rrjete sociale me një platformë të vetme për menaxhimin e porosive, marrjeve dhe dorëzimeve të porosive, klientëve, stafit, pagesave dhe faturave.

Demo publike me të dhëna mostër.
I provuar në punë reale — tashmë në përdorim të përditshëm nga biznese pastrimi.
demo.clean-ops.app
CleanOps orders dashboard with pickup-date sorting and team assignment

Shifra nga operacione reale

400+
porosi në muajin e parë
150+
porosi në ditë në sezon
100%
live në përdorim
24–48h
kohë mesatare e përfundimit

Zëvendëso këto — me CleanOps

Mos humb më porosi, para dhe kohë mes disa veglave të ndara.

Sot
  • Fletore letre për marrjet dhe dorëzimet
  • Excel-e që i mban vetëm një person
  • Biseda të shpërndara në WhatsApp pa histori
  • Llogaritje manuale e m² dhe çmimit
  • Porosi të humbura dhe hua të harruara
  • Asnjë pamje e qartë e të ardhurave ditore
Me CleanOps
  • Një platformë mobile-first për tërë ekipin
  • Llogaritje automatike e m² dhe çmimit
  • Rrjedhë pune sipas datës së marrjes, jo vetëm datës së krijimit
  • Automatizim WhatsApp & Viber me shabllone
  • Ndjekje e cash-it, transfertave, parapagimit dhe huave
  • Panele live dhe raporte ditore

Funksione për tepihë dhe lavanderi që një CRM gjenerik s'i bën

I projektuar që në fillim për operime me marrje dhe dorëzim.

Llogaritje automatike m² + çmim

Fut përmasat e tepihit dhe CleanOps llogarit menjëherë sipërfaqen dhe çmimin total sipas tarifës tuaj për m².

Çmim për copë për shkallë, perde dhe batanije

Tarifo për copë për shkallët, perdet, batanijet dhe çdo artikull tjetër që punon shop-i juaj.

Rrjedhë pune sipas datës së marrjes

Gjithçka renditet sipas datës së marrjes, jo vetëm sipas ditës së krijimit — kështu asgjë nuk humbet.

Automatizim WhatsApp & Viber

Dërgo njoftime për marrje, gatishmëri dhe dorëzim në kanalet që klientët përdorin realisht.

Gjithçka për të menaxhuar shop-in

Të grupuara sipas asaj që bëjnë realisht për biznesin tënd.

Cikli i porosisë

Në pritje → Gati → E dorëzuar → E arkivuar. Një status i qartë, në çdo hap.

  • Krijo porosi me tepihë (m²), shkallë dhe artikuj për copë
  • Data marrjeje dhe dorëzimi me staf të caktuar
  • Shënime dhe foto nga terreni
  • Arkivim i porosive të përfunduara pa humbur historinë
Cikli i porosisë

Menaxhimi i klientëve

Çdo klient, çdo porosi, çdo bisedë në një vend.

  • Historik i plotë i klientit dhe kontakte të përsëritura
  • Ndjekje e huave / borxheve për çdo klient
  • Kërkim i shpejtë sipas emrit, porosisë, telefonit ose adresës
  • Shënime të dukshme për tërë ekipin
Menaxhimi i klientëve

Automatizimi i mesazheve

Shabllone WhatsApp & Viber që aktivizohen me ndryshimin e statusit.

  • Njoftime automatike: e marrë, gati, e dorëzuar
  • Shabllone të editueshme për çdo gjuhë
  • Dërgim i shpejtë manual nga çdo porosi
  • Qëndron brenda kanaleve që klientët preferojnë
Automatizimi i mesazheve

Pagesat dhe faturat

Cash, transfertë, parapagim ose hua — të gjitha të ndjekura dhe të barazuara.

  • Metoda të shumta pagese për porosi
  • Faturim me tarifë orare për punë me orë
  • Menaxhim i orëve shtesë (overtime) për stafin
  • Hua të hapura për çdo klient
  • Fatura dhe dëftesa me brendin tuaj
  • Raporte ditore dhe mujore të të ardhurave
Pagesat dhe faturat

Faqe publike për rezervime

Lejo klientët të rezervojnë marrjen e porosive online — porositë vijnë direkt në platformë.

  • Mundësi rezervimi nga telefoni (mobile-first)
  • Aprovo rezervimet online me një klik
  • Brendi yt, ngjyrat tua, domain-i yt
  • Gati për shumë gjuhë
Faqe publike për rezervime

Rolet, raportet dhe administrimi pa kod

Role Admin dhe Staf me kontrollet që ju duhen.

  • Qasje sipas roleve (Admin / Staf)
  • Panele analitike me paraqitje grafike
  • Çmimet, shabllonet, fushat dhe tema — pa kod
  • Orari i punës, brendi dhe gjuha — të konfigurueshme
Rolet, raportet dhe administrimi pa kod
Mobile-first

I ndërtuar për terren, menaxho nga telefoni yt.

Shoferët, stafi i marrjes dhe menaxherët punojnë nga telefoni. Nuk kërkohet paisje shtese apo desktop.

  • Krijo dhe përditëso porosi në lëvizje
  • Shih marrjet dhe dorëzimet e ditës me një shikim
  • Shëno porositë gati, të dorëzuara ose të arkivuara me një prekje
  • Të ardhurat dhe statistikat ditore në telefonin tënd
CleanOps mobile orders list
CleanOps mobile daily revenue stats

Tashmë live ne perdorim

Ekipe reale që punojnë çdo ditë me CleanOps.

"CleanOps zëvendësoi fletoret dhe tabelat tona në Excel. Tani menaxhojmë qindra porosi në muaj nga një vend i vetëm — dhe klientët njoftohen automatikisht në WhatsApp dhe Viber."
Max Clean — Pejë, Kosovë

Çmime të thjeshta vjetore, konfigurimi i përfshirë

Paketat kryesore paguhen vjetore dhe përfshijnë konfigurimin një herë. Pas vitit të parë, mbaje vjetore ose kalo në mujore.

Viti i parë paguhet vjetore dhe përfshin konfigurimin një herë. Çmimi i ripërtëritjes fillon prej vitit të dytë.

Fillestare

Për një biznes që po fillon me sistem digjital.

40 €/muaj
vit: 400 €/vit
Përfshin konfigurimin një herë
  • Menaxhim lehtë i porosive, klientëve dhe stafit
  • Mundesija e ruajtjes se lokacionit me GoogleMaps dhe sipas lagjes
  • Plan i detajuar për marrje dhe dorëzim te porosive
  • Raporte dhe statistika ditore
  • Faturime te porosive
  • Menaxhim i orëve shtesë për stafin
  • Faturim me orë pune
  • Njoftime te automatizuara në WhatsApp dhe Viber
  • 2 gjuhë (Shqip, Anglisht)
  • Aplikacion në telefon për tërë ekipin
  • Pa faqe interneti (rezervime online)
  • Gjenerim i Raporteve Vjetore, Mujore, Javore, ditore.
E rekomanduar
Standarde

Shton rezervimin online te porosive (Online Booking System) dhe ERP të përshtatur për biznesin tuaj..

80 €/muaj
vit: 800 €/vit
Përfshin konfigurimin një herë
  • Gjithçka nga pako Fillestare
  • Rezervime online nga Uebfaqja (Online Booking System)
  • ERP i përshtatur për punën tënde
  • Panele të plota me statistika te ndryshme dhe mundesi shtimi sipas deshirës.
  • Ngjyra dhe logo brenda aplikacionit
  • Përkthim deri në 3 Gjuhë (Shqip, Anglisht, +1 sipas deshires)
  • Uebfaqja (Website) pershtatet sipas brendit tuaj
  • Mbeshtetje me prioritet
Premium

ERP plotësisht sipas teje dhe faqe interneti sipas pamjes së biznesit.

150 €/muaj
vit: 1500 €/vit
Përfshin konfigurimin një herë
  • Gjithçka nga pako Standarde
  • ERP e personalizuar sipas dëshires tënde
  • Rubrikë për klientët për gjurmimin e porosive (order tracking)
  • Pëkthim deri në 5 Gjuhë, (Shqip, Anglisht, +3 sipas deshires)
  • Mbështetje me prioritet
Në pronësi

Paguaj një herë, produkti është i yti. Pa përditësime, pa mbështetje pas provës.

600 €një herë
Përfshin 1 muaj provë falas · pa mbështetje pas saj
  • Pagesë një herë — produkti është i yti përgjithmonë
  • 1 muaj provë falas për ta testuar në punën tënde
  • Pa pagesa mujore ose vjetore
  • Pa funksione ose përditësime të reja pas blerjes
  • Pa mbështetje pas muajit të provës
  • Përdore ashtu siç është
E personalizuar

Nuk t'i plotëson nevojat? Na trego çka të duhet e ta përshtatim.

Sipas kërkesës
Ofertë sipas kërkesave
  • Module dhe integrime sipas kërkesës
  • Disa punëtori bashkë
  • Raporte dhe eksporte sipas kërkesës
  • Trajnim dhe mbështetje e dedikuar

I përfshirë në çdo paketë

  • Hosting dhe mirëmbajtja e platformës
  • Rregullime dhe përditësime të produktit
  • Trajnimi fillestar i stafit
  • Mbështetje gjatë orarit të punës
  • Demo falas për një muaj plotësisht funksionale
Agency

Nuk i përshtatet nevojave tua?

Na trego çka të duhet e ta përshtatim CleanOps për biznesin tënd — module, integrime, pamje ose rrjedhë pune plotësisht sipas teje.

  • Module të dedikuara rreth punës tënde
  • Ngjyra, pamje dhe adresë interneti për çdo klient
  • Integrime me veglat që përdor tashmë
  • Trajnim dhe mbështetje e dedikuar

Prej demos në punë reale — për ditë, jo për muaj

Një rrugë e thjeshtë fillimi, e bërë për ekipe të vogla.

01

Demo falas 1 muaj

Ta krijojmë një demo personale me të dhëna mostër që ekipi yt ta provojë produktin real për një muaj.

02

Konfigurimi dhe pershtatja sipas brendit tuaj

T'i vendosim çmimet, shabllonet, orarin, gjuhët dhe ta bëjmë me ngjyrat e logon tënde.

03

Trajnimi i stafit

Trajnim i shkurtër praktik për pronarë, staf dhe shoferë — në kompjuter e në telefon.

04

Kalimi në perdorim ditor

E kalojmë punën tënde në sistem dhe rrijmë afër që t'ju ndihmojmë javët e para.

Besueshmëri dhe siguri si standard

Kontrolle të nivelit të prodhimit — të dhënat e biznesit mbeten tuajat.

Row-Level Security

Çdo tabelë ka RLS — përdoruesit shohin vetëm atë që u lejohet.

RBAC me 3 nivele

Role Super Admin, Admin dhe Staf me leje të imëta.

Audit logs

Ndiq kush ndryshoi çfarë dhe kur — për porositë dhe klientët.

Validim me Zod

Validim strikt në server për çdo formë dhe thirrje API.

Gati për GDPR dhe pëlqim cookies

Vegla dhe modele për të qëndruar në linjë me rregullat e privatësisë në BE.

JWT auth + Google OAuth

Autentikim modern me mbështetje për single sign-on.

Pyetjet më të shpeshta

Përgjigje të shpejta për atë që ekipet pyesin më shpesh.

T'a krijojmë një demo personale me të dhëna mostër. Mund ta provosh gjithçka me ekipin për një muaj para se të vendosësh.

Gati t'i zëvendësosh fletoret?

Fillo demon tënde falas dhe testo CleanOps në operacione reale.